Reperja, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Loredana Zefi, ka bërë një tatuazh të ri.
Artistja, e cila pëlqëhet tejet shumë për muzikën që bën, kësaj radhe ka vendosur t’ua dedikojë një shkrim atyre që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.
Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, biondja tregon se ka bërë në krah emrin e producentit ‘Macloud’.
Kjo mbase për shkak të punës së madhe dhe të arriturave që ka arritur falë tyre përfshirë këtu edhe producentin tjetër, Miksu.
Loredana ka një sërë tatuazhesh të tjerë duke përmendur këtu edhe emrin e vajzës së saj, Hanës.
“Macloud tani është në krahun tim”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, Lori po vazhdon të punojë në prurje të reja muzikore që do lansohen në vazhdim. /TV Malisheva