Dy marrëdhëniet e fundit të Scott Disick kanë qenë me femra shumë më të reja.
Ish i dashuri i Kourtney Kardashian adresoi zgjedhjen e tij për partnere më të reja në pjesën e dytë të ribashkimit të “Keeping Up With the Kardashians”.
Disick i tha nikoqirit Andy Cohen, “Të gjithë e marrin këtë gabim që unë kërkoj vajza të reja. Unë nuk është se kërkoj partnere të reja – ato rastësisht tërhiqen nga unë sepse iu dukem i ri. Kjo është ajo që i them vetes”.
Ylli televiziv, 38 vjeç, aktualisht është në takim me Amelia Hamlin , 20 vjeçe, vajzën e aktorit Harry Hamlin dhe yllit të “Real Houseëife”, Lisa Rinna.
Para Amelias, Scott ka pasur një romancë dashurie me Sofia Richie , 22 vjeçe, vajzën e këngëtarit Lionel Richie nga 2017 në 2020.
Ndërkohë, Disick dhe Kardashian, 42 vjeçe, ishin së bashku nga 2005 në 2015 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Mason, 11 vjeç, Penelope, 8 vjeçe dhe Reign, 6 vjeç.
Cohen gjithashtu e pyeti Disick se përse duket gjithmonë i shqetësuar kur Kardashian shoqërohet me dikë tjetër. Ajo aktualisht është në një lidhje me Travis Barker.
“Unë mendoj se nëse vërtet e doni dikë, dëshironi që ata të jenë të lumtur pa marrë parasysh çfarë. Kështu që unë dëshiroj që ajo të jetë e lumtur”, tha ai.