Në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike është diskutuar raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Postës së Kosovës për vitin 2020.

Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, tha se në bazë të gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm, nga viti 2012 kjo ndërmarrje si pasojë e uzurpimit të pronave dhe nga keqmenaxhimi ka humbur mbi 20 milionë euro.

“Humbjet operacionale të konsiderueshme në vazhdimësi që për tetë vite me radhë e kapin shumën prej 20 milionë e 815 mijë e 411 euro. Ka çështje të tjera pronësia e pa definuar e pasurisë së paluajtshme janë diku rreth 132 prona prej të cilave vetëm 27 e kanë pronësinë e zgjidhur”, tha ajo.

Gjatë kësaj mbledhje u ngritë si shqetësim aspekti i pronave të uzurpuara nga Operatori Serb Postar, e gjetur kjo e cila është evidentuar edhe në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

Safije Beseni, kryesuese e Bordit të Postës lidhur me çështjen e pronave të uzurpuara nga Operatori Postar Serb tha se tashmë kanë kërkuar të përgatitet një listë për këto 132 prona pasi ende nuk dihet se cilat janë të uzurpuara dhe nuk dihet se a janë me të vërtetë pronë e Postës së Kosovës.

Ajo tha se për trajtimin e këtij problem do duhet edhe angazhimi i institucioneve shtetërore.

“Tek pronat është problemi është duke u përgatitur një listë e të gjitha pronave që janë këto 132 prona edhe çka është ndërmarrë cila veprime ligjore janë ndërmarrë për tu vërtetuar pronësia dhe në momentin që e kemi një listë të saktë me informata do bëhet publike….21’50 Sa i përket çështjeve pronësore vetëm them se kemi kërkuar listën dhe nuk mund t’i dimë sfidat apo çka ka me na u prezantuar po patjetër që do jetë ndihma nga e gjitha anët sepse nuk është lehtë të zgjidhen këto sepse disa janë të uzurpuar disa nuk dihet se a janë vërtetë të Postës apo nuk janë ka plotë çështje që kanë me u adresua në këtë listë që jemi duke e bërë”, tha ajo.

Rafet Jashari, u.d. i kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës tha se Operatori Postar i Serbisë vepron ilegalisht në Kosovë dhe se pronat e uzurpuara nuk janë vetëm në komunat veriore, por dhe në pjesë tjera të Kosovës.

Jashari tha se si pasojë e kësaj edhe dërgesat që vijnë nga shteti serb nuk mund të kontrollohen nga Posta e Kosovës.

Ai kërkoi që kjo çështje ta merr vëmendjen edhe të qeverisë por edhe të Kuvendit të Kosovës.

“Ne e kemi këtë problem që nga paslufta sepse operatori publik serb Posta e Serbisë i ka uzurpuar ato prona unë mendoj që ai operator është ilegal në Kosovë sepse dy operatorë publikë postarë nuk mund të operojnë një shtet siç jemi ne, nuk e di a ka leje nga ARKEP-i kjo çështje, problem që kisha pasur dëshirë të adresohet në parlament nga komisioni apo në qeveri se ato prona të lirohen. Ne u kemi ofruar para 10 viteve që të integrohen në Postën e Kosovës dhe të mbyllen ato. Problem është se edhe dërgesat nga Serbia e cila hynë në Kosovë pa asnjë kontroll….24’30 I ka uzurpuar shumë pika shumë objekte postare kjo është një problem që duhet të ngritët nga deputetë dhe të diskutohet në instanca më të larta…Ka edhe në Graçanicë midis Kosovës por kryesisht janë në komunat veriore të Kosovës por ka edhe Brenda për Brenda në pjesën jugore”, tha ai.

Për humbjet financiare ndër vite të Postës së Kosovës, Jashari tha se në këtë ka ndikuar menaxhimi por edhe resurset njerëzore.

Ai tha se do të angazhohet që t’i zvogëlojë humbjet e Postës së Kosovës me qëllim që kjo ndërmarrje të kthehet në një kompani me bilanc optimal.

“Është e vërtetë që Posta është një gjendje jo të mirë financiare mungojnë shumë gjëra është e vërtetë që ka ndikuar edhe konkurrenca, ka munguar edhe menaxhimi, resurset njerëzore standardet që duhet përmbushur…..19\09 Do të punojmë në drejtimin që këto mangësi apo humbje që i kemi në Postë t’i zvogëlojmë të vijmë deri tek një ndërmarrje jo fitimprurëse për momentin por të kemi një bilanc optimal që mos të jemi barrë as e qeverisë por mos të varemi nga qiraja që e kemi nga një marrëveshje me Telekomin”, tha Jashari.

Në këtë mbledhje të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, deputeti i PDK-së, Fadil Nura ka ngritur si çështje e largimi nga vendi i punës të disa punëtorëve, përfshirë edhe drejtorinë e Financave në këtë ndërmarrje.

“Si menaxhment i ri a jeni të informuar se janë larguar njerëz nga puna nga Posta që kanë pasur kontrata të rregullta dhe janë në procedurë ligjore kanë fituar procedurë administrative nga inspektorati dhe a e keni parasysh se kjo do i shkaktoj humbje financiare nëse fitojnë proceset ligjore, a keni përfaqësues juridik”, tha ai.

U.D. të kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Rafet Jashari lidhur me këtë çështja tha se ata persona janë larguar nga ish-Bordi dhe se nuk është synimi i tyre që të largojnë punëtorë nga Posta e Kosovës.

Jashari ka njoftuar se Posta e Kosovës ka të punësuar 950 punëtorë dhe se sfidë për këtë institucion ai tha se është mungesa e kualitetit tek punëtorët.

“Është e vërtetë që disa janë larguar nga puna nga ish Bordi i kaluar disa zyrtar janë në procedura ligjore nëse fitojnë do ketë efekte financiare për Postën por Bordi i tanishëm dhe unë si kryeshef ekzukutiv nuk kemi raste të largimeve por gjithmonë konfrom rregulloreve në fuqi kanë lëvizur nga një pozitë në tjetrën pozitë. Ne kemi marr si zotim se asgjë në kundërshtim me ligjin nuk do bëjmë tek lëvizja e punëtorëve mos dhasht zoti me përjashtuar dikë nuk jemi për të përjashtuar askënd”, tha ai.

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike nga PDK, Hajdar Beqa ka pyetur zyrtarët e Postës së Kosovës në lidhje me borxhin ndaj “Iute Credit”, por për këtë çështje nuk mori ndonjë përgjigje.

Beqa madje kërkoi që të di edhe planin e menaxhmentit të Postës së Kosovës për të ringjallur këtë ndërmarrje publike.

Safije Beseni kryesuese e Bordit të Postës së Kosovës tha se synim kanë që të hyrat t’i rrisin përmes përmirësimit të shërbimeve, por edhe ofrimit të shërbimeve të tjera.

Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që të rriten çmimet për shërbime e Postës së Kosovës për çka tha se kanë bërë kërkesë edhe në ARKEP.

“Ne kemi menduar me i rishikua shërbimet çka momentalisht janë duke u ofruar me i përmirësuar ato, me shtua shërbime të reja ndoshta jo Post-Banka se në gjendjen që është Posta nuk e përballon as me asete edhe shërbime ndoshta kemi bërë kërkesë për rritje sepse janë shumë të ulëta në krahasim me tregun vetëm nuk do jetë qëllimi kryesor tek rritja apo tek përmirësimi i shërbimeve dhe ofrimi i shërbimeve të reja që mendojmë që Posta me rrjedhin që ka mund të punoj shumë më mirë”, tha Beseni.

Pas kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke thënë se rritja e çmimeve do të ngarkonte qytetarin.

“Vizion tha se keni me i rrit të hyrat përmes shërbimeve jo përmes qirave a mendoni me ofrua shërbime të reja apo mendoni me i rrit çmimin e shërbimeve nëse mendoni me rrit çmimin e shërbimeve i bie që qytetarët kanë me u ngarkua me pagesa” , pyeti Beqa.

Përgjigje për këtë çështje pati edhe u.d. të kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafer Jashari i cili tha se rritje do ketë vetëm tek shërbimet komerciale e jo tek ato universale.

“Tek rritja e çmimeve ne nuk kemi shkuar në rritje të çmimeve bazë për Postën por tek shërbime komerciale gjithmonë jemi bazuar në çmimoren që kanë operatorët privat sepse është e vërtetë që kemi qenë me çmime të ulëta për shërbime komerciale, kurse për shërbime universale aty nuk kemi rritje, por tek shërbime komerciale kemi kërkuar nga ARKEP sot e dorëzojmë propozimin në ARKEP për aprovimin”, tha Jashari.

Zyra Kombëtare e Auditorit ka konstatuar se pasqyrat financiare të Postës së Kosovës nuk paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë, duke i dhënë opinion të kundërt.

Në këtë raport thuhet se rrjedha e parasë për aktivitetet operative nuk është prezantuar në mënyrë të saktë nga Posta e Kosovës.

Siç thuhet në raport, llogaritë e arkëtueshme apo obligimet tatimore në shumat prej 76 mijë e 151 eurove dhe 34 mijë e 150 eurove për vitin 2019, nuk ishin korrigjuar me rastin e pasqyrave financiare të vitit 2020.

Lidhur me gjetjen e Auditorit të Përgjithshëm, menaxhmenti i Postës së Kosovës u zotuan se këto të gjetura brenda vitit do të gjejnë zbatim.

Në këtë mbledhje të Komisionit u diskutua edhe raportit i auditimit të performances “Sistemet elektronike për menaxhimin e granteve dhe subvencioneve në AZhB-MBPZHR”, ku ishte i ftuar për raportim edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci./TV Malisheva

Share.