Psikologu Rron Kastrati, ka thënë se sikur të mos egzistonte teknologjia në mënyrë që të ketë kontakt komunikativ mes njerëzve, problemet psikologjike do të ishin shumë më të mëdha, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë po ashtu se teknologjia ka ndihmuar në arritjen e një ekuilibri të menaxhimit psiqik dhe emocional.

“Imagjinoni sikur të mos egzistonte fare teknologjia ose mundësia me pas një kontakt komunikativ përmes teknologjisë, problemet do të ishin dyfish apo trefish më të shprehura në kuptimin psikologjik, prandaj konsideroj se është arritur një ekuilibër i menaxhimit psiko-emocional”, ka thënë Kastrati. /TV Malisheva

Emisioni i plotë-

Share.