Psikologu Rron Kastrati, ka thënë se vaksina antiCOVID ka ndikuar edhe në aspektin psikologjik ka njerëzit, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se shkenca që e ka faktuar dëshminë se vaksinimi mund ta mbrojë individin ngase shkenca është vërtetësi.

“Shkenca egzakte që e kanë faktuar dëshminë se vaksinimi mund ta mbrojë dhe imunizojë individin për mua është i besueshëm vetëm nga një fakt, ngase shkenca është vërtetësi”, ka thënë ai.

Kastrati ka shtuar se çdo dyshim që hidhet në drejtim të vaksinimit ka për qëllim pasigurinë dhe çrregullim shoqëror.

“Çdo dyshim tjetër që hidhet si baltë ka vetëm një qëllim të keq, pasigurinë dhe çrregullimin shoqëror”, ka thënë Kastrati. /TV Malisheva

Emisioni i plotë –

Share.