Në Luksemburg janë mbledhur ministrat e çështje evropiane të vendeve anëtare të unionit, ku është diskutuar për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s.
Top Channel duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje, ka mësuar se gjatë diskutimeve asnjë prej ministrave nuk ka pasur rezerva për Shqipërinë në mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare.
Por çështja e Maqedonisë Veriore dhe përplasja me Bullgarinë, ka prodhuar diskutime të shumta, nga ku disa prej ministrave kanë shprehur rezervat e tyre.
Të njëjtat burime thanë se përballë kësaj situate Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Evropës nuk ka ndërmend të krijojë një vonesë të radhës për Shqipërinë si pasojë e konfliktit Maqedoni e Veriut Bullgari.
Këshilli Ministrave pritet të dalë me një deklaratë sot pasdite, ku do të mësohet se çfarë është vendosur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Opinioni i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Evropës do të merret diskutohet, në samitin e liderëve të unionit të enjten dhe të premten ku jepet vendimi përfundimtar./tch/TV Malisheva