Në repartin e Gjinekologjisë në QKUK një vajzë e mitur ka lindur fëmijë.

Rasti ka ndodhur dje, ndërkaq e mitura raportohet të jetë nga Gjakova.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dyshohet se e mitura ka bashkëjetuar me një burrë i cili gjendet në arrati.

“Gjakovë, 22.06.2021-06:30. Është raportuar se në repartin e gjinekologjisë QKUK, viktima femër nga Kosova(e mitur) ka lindur fëmijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull nga Kosova i cilin gjendet në arrati”, ka bërë të ditur policia./TV Malisheva

Share.