Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld, kanë qenë të përfolur që nga fillimet e lidhjes së tyre.
Dyshja janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.
Së fundmi, çifti kanë vendosur që për fansat e tyre në Instagram të publikojnë një fotografi nga takimi i tyre i parë.
Darkën e parë romantike, dyshja e kishin realizuar një vit më parë në një nga restorantet në periferi të Prishtinës.
“Saktësisht një vit më parë, takimi jonë i parë”, shkroi Keith në këtë fotografi të përbashkët të çiftit në InstaStory.
Ndërkohë, më pas ai publikoi edhe një tjetër imazh të cilin e kishte realizuar me të dashurën e tij shqiptare gjatë një vizite në qytetin e Prizrenit.
“Takimi jonë i dytë, ata më shëtitën mua përreth Prizrenit. Një ditë vërtetë e veçantë”, shkroi Groeneveld.
Ndërsa zyrtarizimi i lidhjes ndodhi tek në muajin tetor të vitit të kaluar, kur mediat kapën dyshen paparaci gjatë një shëtitje të tyre në Parkun e Gërmisë. /TV Malisheva