Përmes rreshtave, të postuar në Twittter, ai nënvizon se suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë.

Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë këtu se si sot, më 18 dhjetor të 1803-ës, një grup suliotësh preferuan më mirë të hidheshin nga shkëmbi i Zalogos, se sa të binin në duart e osmanëve. Ish-ministrit grek nuk i ka shpëtuar ky detaj, duke i dhënë peshë kësaj ngjarje historike. Ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë greke, duke e akuzuar se ka “ngjyrosur” historinë.

Në postin e tij në Twitter, Theodoros Pangalos e filloi referencën e tij me fjalën greke “lule”. (λουλούδ-louloúdi)/TV Malisheva

Ai shkruan:

“Ne e përdorim atë në greqisht, por nuk e dimë se ajo vjen nga fjala shqipe “lupi”. Suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë”.

Kaq ka mjaftuar që ish-ministri i njohur grek, ta gjente veten në luftë me sferën publike. Shumë media greke e kanë konsideruar postimin e tij si provokim.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, shprehet se:

“Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën lule. Ajo ka zëvendësuar plotësisht fjalën e vjetër greke, por shumë pak e dinë se origjina e saj vjen nga fjala shqiptare dafina.

Si sot, 215 vjet më parë, në malet e Prevezës, suliotët hodhën foshnjat e tyre në greminë dhe më pas u hodhën vetë.

Ato preferuan më mirë të vdisnin, se sa të poshtëroheshin. Le të marrim më në fund ngjyrosja e historisë dhe grekët ta dinë kush ka lindur në atë vend”. /b.d

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Share.