Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Gjilan, Prizren, Gjakovë e Mitrovicë.
Lexoni të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës në familje:
Gjilan, 13.06.2021-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që i njëjti në vazhdimësi ka kanosur verbalisht nënën e tij viktimë femër nga Kosova. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.
Prizren, 23.06.2021-08:00. Dy viktimat një mashkull dhe femër nga Kosova kanë raportuar se djali i tyre i dyshuari i kishte kanosur në vazhdimësi me jetë dhe ka kërkuar nga ta që të ja u lirojnë shtëpinë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet.
Gjakovë, 22.06.2021-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësore dhe e njëjta është strehuar dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Mitrovicë, 23.06.2021-04:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tije viktima femra nga Kosova. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./TV Malisheva