Vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon edhe sot në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.
Ndërkohë që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 100 mijë doza të vaksinës. Kurse, 29 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 682 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në qendrën e vaksinimit ishte edhe Sali Pllana i cili ishte vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës. Ai thotë se u është bërë një e padrejtë për bashkëshorten, e cila kishte aplikuar më datën 3 qershor dhe që ishte me sëmundje kronike dhe punëtore në arsim, 62 vjeçare dhe prapë nuk e kanë thirrur.
“Jam vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës, për momentin po e ndiej vetën mirë, sikur herën e parë. Vaksina nuk më ka munduar fare ndoshta edhe që kam qenë me Covid. Më është bo një e padrejtë për bashkëshorten dhe për këtë kam dokument, ku ajo ka aplikuar për vaksinë me datën 3 qershor e cila është me sëmundje kronike e kam edhe fletë lëshimin nga spitali. Ajo punon në arsim është 62 vjeçare, ndërsa kolegë dhe jo kolegë të saj kanë aplikuar sot dhe e kanë thirrur ditën e nesërme dhe të tjerat më së largu dy ditë edhe shumë më të reja rreth tridhjetë vjeçare pra ata kanë shkelur vetë rregulloren e cila duhej të shkonte sipas moshës. Pra kjo punon në arsim ka sëmundje kronike dhe nuk e kanë thirrur ende,”-tha ai.
Ai shton se në qendrën e vaksinimit i kanë thënë të drejtohet në Ministrinë e Shëndetësisë.
“I pyeta këta këtu më thanë drejtohu tek Ministria e Shëndetësisë dhe atje kur të shkojë të njëjtën përgjigje do të ma japin. Tek ministria nuk kam qenë ende por vetëm më dhanë numrin e telefonit. Për këtë problem kam folur me të gjithë përgjegjësit këtu, përveç kryesorit që me thanë se nuk është këtu, ndërsa të tjerët më janë përgjigjur se çfarë të na thotë ministria ne bëjmë por është e padrejtë kur një person aplikon oniline e thërret brenda dy ditësh, ndërsa bashkëshorten time që një muaj me sëmundje kronike punon në arsim nuk e kanë thirre, këtu e kam edhe vendimin e shkollës edhe vendimin e spitalit.
Kurse, Emine Krasniqi mori dozën e dytë.
“Jam vaksinuar herën e parë kam pasur sukses shumë të mirë, por edhe me dozeën e dytë u vaksinova tash njëherë është mirë, nuk kam pasur asnjë problem pas vaksinimit, as herën e pas as tash. Kur kam aplikuar nuk kam pasur asnjë problem pastaj më kanë thirr për dozën e dytë më kanë thënë që më datën 27 qershor e ke, edhe nëse nuk mundemi me të thirr, vjen në ora 12:00, por më kanë dërguar mesazh që të vijë ditën e diel në ora 12:00”-tha ajo./TV Malisheva