Tri raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 2444 testime të kryera në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID-19, prej tyre vetëm një po merr trajtim spitalor të specializuar.
Dy raste të reja janë regjistruar në Tiranë dhe një në Durrës, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë.
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.512 raste pozitive, prej tyre 129.990 janë shëruar, 66 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona./TV Malisheva