Stafi realizues i shout “Për’puthen”, së bashku me gjashtë prej personazheve të njohura të sezonit të kaluar ishin dje në Prishtinë.

Ata janë pritur nga shumë fansa që presin në radhë për të marrë pjesë në audicionet për të qenë pjesë e sezonit të ri.

Për organizatorët, pritjet nga lokalitetet për të zbuluar persona që spikatin mbeten të larta.

Turit të audicioneve po iu vjen fundi, ndërkohë që prezantuesja e këtij programi, Bora Zemani, tha se Prishtina ishte një prej qyteteve që po prisnin me padurim për të qenë aty.

“Në fakt po i afrohemi fundit të turit, kemi kaluar shumë qytetet. Prishtina ishte ai qyteti që ne mezi prisnim, Kishte shumë njerëz që na prisnin këtu. Numri i konkurrentëve nuk është përcaktuar sa do jenë pjese e sezonit të ri. Sot kemi 6 ish- konkurrentë me vete dhe mesa duket paskan shumë dashuri edhe këtu në Prishtinë”, u shpreh ajo./tch/TV Malisheva

Share.