Ish-profesoresha Bukurije Mazreku ka thënë se sot lexohen librat shumë pak ndërsa dikur lexohej më shumë, shkruan TV Malisheva.

“Të them të drejtën libri lexohet pak, e kemi diskutuar shumë herë me koleget e profesionit, pse dikur lexohej shumë libri ndërsa sot jo”, ka thënë Mazreku.

Ajo ka thënë se shkak mund të jetë zhvillimi i teknologjisë.

“Tani nuk lexohet shumë, ndoshta koha e ka bërë të veten, zhvillimi i teknologjisë, internet, megjithatë kemi nxënës të  mirë që po ashtu lexojnë”, ka thënë ajo. /TV Malisheva

Share.