Ajo po përgatitet për publikimin e këngës së saj më të re “You For Me”, e cila do të vijë më 2 korrik.

Dhe Rita Ora ishte duke ndjekur rutinën e saj të fitnesit ndërsa u pa duke dalë nga një palestër pas një stërvitje në Hollywoodin Perëndimor të martën.

Këngëtarja 30 vjeçare, shfaqi barkun e saj të tonifikuar ndërsa kishte veshur një kostum sportiv të kaltër.

Interpretuesja e hiteve gjithashtu kishte veshur një atlete jedhile si dhe një çantë blu.

Rita i kishte të lidhura flokët e saj bionde, ndërsa vuri gjithashtu një palë syze dielli të bardha kur u largua nga palestra.

Këngëtarja e hitit “Body On Me” e përfundoi pamjen e saj për këtë ditë me disa gjerdanë prej ari.

Kjo paraqitje e këngëtares shqiptare vjen pak ditë pasi ajo paralajmëroi se këtë të premte do të publikojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me Sigala.

“You For Me” pritet të jetë një nga këngët hit në tregun ndërkombëtar të muzikës. /TV Malisheva

Share.