Cayenne më i shpejtë që ndonjëherë është prodhuar nga Porsche tashmë ka treguar potencialin në pistën e Nurburgring Nordschleife, ku përfundoi misionin për 7 minuta e 38 sekonda – duke e bërë lider në kategorinë e veturave SUV.

Porsche do ta ofroj Cayenne Tubo GT në kombinim me Coupe karroserinë, që për dallim nga versioni standard është më i shpejti që ndonjëherë është prodhuar.

Nën kapak fshihet “bisha” prej 4 litrave V8 që me ndihmën e tubo-chargerit prodhon 640 kuaj-fuqi. E për bartjen e fuqisë motorike në të katër rrotat, është vendosur ndërruesi automatik me tetë shpejtësi.

Për të arritur shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë i nevojiten 3.3 sekonda, kurse shpejtësia maksimale e tij është 300 km/h.

Fellnet prej 22 inç dhe rrotat e Pirelli e bëjnë këtë veturë shumë të sigurtë gjatë ngasjes – madje edhe në kthesa të forta derisa lëviz me shpejtësi të madhe.

E kur flasim për siguri, këtë veturë e kanë pajisur me frena me pllaka të qeramikës-karbonit 440 mm (përpara) dhe 410 mm (mbrapa). Ky Cayenne që po konsiderohet si më i shpejti që ndonjëherë është prodhuar do të jetë në treg nga shtatori. /TV Malisheva

Share.