Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 7 mijë e 361 persona kundër COVID-19.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani janë dhënë 179 mijë e 29 doza të vaksinës.
Ndërsa, mbi 41 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës. Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që dje nga kjo ministri kanë bërë të ditur se tashmë edhe personat mbi 55 vjeç dhe ata që për udhëtime kanë kusht vaksinimin, do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë./TV Malisheva