Kryeprokurori i Kukësit, Edmond Karriqi është arrestuar sot në Kavajë për korrupsion, pasi hetimeve nga SPAK.
Bashkë me të është vënë në pranga edhe shoferi i prokurorit, Isuf Gega dhe dy të tjerë që u janë bërë publike vetëm inicialet D.D. dhe E.B.
Ai ka përfituar para në këmbim të favorizimit të personave të përfshirë në krime që kanë qenë nën hetim në Gjykatën e Kukësit.
Sipas njoftimit të SPAK, atij i është dhënë masa “Arrest me burg” bashkë me Gegën dhe dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.
Hetimet janë në vijim dhe ende nuk kanë përfunduar. Karriqi hetoi çështjen e artistes shqiptare, Fjolla Morina pasi ajo u kap me armë në makinë ndërsa tentoi të kalonte doganën e Morinës bashkë me dy persona të tjerë mes tyre bashkëshorti i saj aktual.
Ai u vendos 3 muaj më parë në krye të prokurorisë së Kukësit pas shkarkimit nga KPK të Rita Gjatit, që nuk e kaloi dot Vettingun./TV Malisheva