Ariana Grande ka njoftuar se në bashkëpunim me BetterHelp do të ndajnë një milion dollarë në formë donacioni për të ndihmuar në terapitë psikologjike.

Ajo deklaroi se është e lumtur që bashkëpunon me kompaninë e përmendur dhe beson se terapia psikologjike nuk duhet të jetë një privilegj që e kanë vetëm disa njerëz, por që duhet të jetë në dispozicion për të gjithë.

Këngëtarja e kupton që kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë e problemit, por përsëri donte ta bënte këtë për t’i inkurajuar njerëzit të kuptojnë se nuk është turp të kërkosh ndihmë.

“Shpresoj ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të vizitoni një faqe që do t’ju lidhë me një psikolog të certifikuar për një muaj. Pas kësaj, do të keni mundësinë të rinovoni abonimin tuaj dhe të vazhdoni terapinë”.

“Shpresoj se kjo do të jetë një pikënisje e dobishme dhe se do të bëni vend për këtë në jetën tuaj. Shërimi nuk është i lehtë, por ia vlen të përpiqeni dhe t’i jepni kohë. Unë falënderoj BetterHelp dhe mezi pres të bëjmë më shumë gjëra së bashku”, ka deklaruara Ariana.

BetterHelp është një portal që u ofron vizitorëve qasje të drejtpërdrejtë në shërbimet e shëndetit mendor. Siguron terapi psikologjike përmes internetit, thirrjeve telefonike ose mesazheve. /TV Malisheva

Share.