Vapa është më e lehtë për t’u përballuar nëse “freskoheni” me një gotë ujë të ftohtë akull ose ndonjë pije tjetër
Sidoqoftë, do të arrini një efekt ftohës shumë më të madh nëse pini një filxhan çaj të nxehtë në vend të limonadës së ftohtë ose akullores.
Në të vërtetë, kur djersa avullon nga lëkura, trupi qetësohet, dhe djersitja arrihet më së miri duke konsumuar pije të nxehta.
Përveç kësaj, djersitja humb nxehtësinë nga trupi, sepse kur pini çaj të nxehtë, receptorët e gjuhës i dërgojnë një mesazh trurit se trupi ka nevojë për ftohje për shkak të asaj pijeje të nxehtë, dhe pastaj e nxit atë të djersitet.
Është shumë më mirë të pini çaje të nxehta gjatë verës, sepse atëherë nuk do të ketë ndryshime të mëdha midis temperaturës së jashtme dhe temperaturës së trupit. /TV Malisheva