Aktori amerikan, Bill Cosby, i cili u dënua në vitin 2018 me akuzat për përdhunim, është lënë i lirë – kanë bërë të ditur nga Departamenti i Korrektimeve në SHBA.

Ai u la i lirë pasi Gjykata e Lartë e Pensilvanisë vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm, transmeton KP.

Gjykata deklaroi në vendim se Cosby nuk duhej të akuzohej pasi ai arriti një marrëveshje me ish-prokurorin 15 vjet më parë, sipas të cilit nuk duhet të kishte gjyq kundër tij.

Komiku i famshëm kishte qëndruar për tri vite në burg për drogim dhe keqtrajtim seksual të Andrea Constand në vitin 2004, gjatë kohës kur ajo ishte një punonjëse universiteti. Mirëpo Gjykata Supreme e Pennsylvanias e ka hedhur poshtë atë vendim.

Cosby është i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin komedi nga vitet tetëdhjetë “Cosby Show”. /TV Malisheva

Share.