Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot në listën për vaksinim kundër koronavirusit do të përfshihen edhe gazetarët, kameramanët dhe fotoreport.

Caktimi i terminit për marrje të vaksinës përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID; zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID; Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID; Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID; zyrtarët doganorë-dëshmia me ID; gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie dhe gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

Ndërkohë, vazhdon caktimi i terminëve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si qytetarët mbi moshën 55-vjeçare, personat me sëmundje kronike pa dallim moshe, qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: punëtorë shëndetësorë; mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit, si dhe qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

MSH tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, duhet të ketë me vete dëshmi për kategorinë së cilës i përket.

Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës- AGK njoftoi dje se të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët nga sot mund të aplikojnë për imunizim me vaksinat kundërCOVID-19./TV Malisheva

Share.