Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-së ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’, sot ka shpërndarë pako ushqimore për 17 familje me nevojë, në vlerë afër 100 euro, mjete këto të grumbulluara nga minimaratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, e që ky aktivitet është  mbajtur me datën 20.06.2021, për nderë të ditës së  çlirimit të  qytetit të Ferizajt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla, me qëllimin e mirë, për t’i mbështetur familjet në nevojë./TV Malisheva

Share.