Kelly Clarkson është gati për të bërë lëvizje të reja.

Ylli i muzikës pop, 39-vjeçe thuhet se i kërkoi gjykatësit që mbikëqyr ndarjen e saj nga Brandon Blackstock të miratojë zyrtarisht divorcin e saj.

Sipas dokumenteve ligjore të paraqitura nga avokatja Laura Wasser, ajo ka kërkuar që pjesa e mbetur e procesit të divorcit – duke përfshirë çështjet e financave dhe të ngjashme – të shtyhet për një datë të mëvonshme, sipas TMZ.

Ndarja ka qenë disi e diskutueshme dhe ka përfshirë një numër akuzash të habitshme nga dyshja, por ish-çifti ka arritur të hartojë një plan për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre – River Rose, 7 vjeç dhe Remington Alexander, 5 vjeç.

Të njëjtit u martuan në vitin 2014 dhe deri vonë kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit.

Pas ndarjes nga Brandon, Kelly ka deklaruar se shkroi rreth 60 këngë mes periudhës emocionale.

“Unë kam shkruar 60 këngë. Në çdo kohë që kalon në jetë, është një gjë kaq e mrekullueshme që mund të kesh dalje, pavarësisht nëse njerëzit e besojnë apo jo”, u shpreh ajo për Entertainment Tonight.

Theksojmë që Kelly është bërë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “American Idol”, ku u shpall edhe fituese. /TV Malisheva

Share.