Bashkë-yjet e “Spider-Man”, Zendaya dhe Tom Holland, kanë konfirmuar romancën e tyre të enjten gjatë një paraqitjeje në Los Angeles.

Çifti u fotografuan duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin gjersa po prisnin në semafor në një makinë sportive të tipit ‘Audi’, vlera e së cilës është mbi 125 mijë dollarësh.

Aktori i “Cherry”, 25 vjeç, shihej duke mbajtur nga afër fytyrën e Zendaya teksa u përkul për të puthur yllin e “Euphoria”, 24 vjeçe.

Holland pastaj e vështroi me dashuri artisten amerikane dhe i ledhatoi sërish fytyrën.

Ata u panë në lagjen Silver Lake të Los Angeles, ku thuhet se jeton nëna e Zendaya, Claire Stoermer.

Ajo ishte fotografuar duke dalë nga një rezidencë me dyshen e famshme në të njëjtën ditë, kështu që ndoshta gjërat po bëhen më serioze nëse Tom tashmë po shoqërohet me familjen e saj.

Thashethemet se ‘Tomdaya’ janë një çift qarkullojnë për vite me radhë.

Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017 – në të cilin Holland luajti Peter Parker dhe Zendaya portretizoi shoqen e tij të klases Michelle – burimet thanë se ata kishin filluar të dilnin me njëri-tjetrin.

“Ata kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për ta mbajtur privat dhe larg vëmendjes së publikut, por ata kanë shkuar në pushime me njëri-tjetrin dhe përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me njëri-tjetrin”, kishte thënë një burim për People në 2017. /TV Malisheva

Share.