Kampionët në fuqi, Man City e patën dy herë epërsinë dhe nuk arritën ta ruanin.
Tottenham arriti ta shkrijë dy herë avantazhin e Citizens duke barazuar 2:2 në ndeshjen kryesore të javës së dytë, shkruan Indeksonline.
Sterling shënoi në minutën e 20-të pas një asisti të mrekullueshëm të De Bruyne.
Eric Lamela barazoi shifrat me asistimin e transferit të ri, Ndombele.
De Bruyne dhuroi edhe një asist për Agueron për ta rikthyer epërsinë, por ishte Lucas Moura që shënoi për rezultatin përfundimtar me një asistim nga Eric Lamela.
City realizuan në minutën e 4 të lojës shtesë por goli iu anulua pasi fillimisht kishte lojë me dorë