Pas eliminimit nga Kampionati Evropian, Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në pushime me familjen e tij.

Superylli portugez luajti në të tetën e finales së ‘Euro 2020’, por përfaqësuesja e tij u eliminua nga Belgjika.

Dhe pas përfundimit të turneut, Ronaldo ka vendosur të pushojë me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij.

 

Futbollisti i Juventusit e ka publikuar një fotografi familjare në profilet e tij në rrjetet sociale, ku ndiqet nga qindra miliona njerëz.

“Është koha të pushoj më të dashurit e mi”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Ronaldo është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr. (që ka lindur në qershor 2010 nga një nënë surrogate), binjakët Eva dhe Mateo (të lindur në qershor 2017 po ashtu nga një nënë surrogate) dhe Alana Martina (e lindur në nëntor 2017 nga Georgina). /TV Malisheva

 

 

Share.