Komiku i famshëm, Marlon Wayans, ka rrëfyer se komedia e popullarizuar “White Chicks” është frymëzuar nga motrat e njohura, Paris dhe Nicky Hilton.
Komedia e vitit 2004 ndjek dy agjentë afro-amerikanë të FBI-së, të maskuar si dy bionde për të zbuluar një komplot rrëmbimi.
Në një postim në Instagram, Marlon ka deklaruar se ai dhe vëllai i tij, Shawn Wayans, i cili luajti me të në film, panë motrat Hilton në kopertinën e revistës dhe pjesa tjetër është histori.
Ai ka treguar se vëllai e kishte thirrur në 3:00 të mëngjesit duke i thënë: “Marlon, duhet t’i luajmë ‘zoçkat e bardha’” që përfundimisht u bë edhe titulli i filmit (“White Chicks”).
Pasi pa fotografinë e motrave Hilton në kopertinën e revistës në fjalë, Wayans tha se atëherë e kuptoi atë që donte të thoshte vëllai i tij: “Unë e kuptova menjëherë. Ato ishin aq të famshme në atë kohë dhe pasqyronin kulturën popullore”.
“Prandaj, faleminderit Paris dhe Nicky që jeni muza”, shtoi Wayans në postimin e tij, duke shkruar, “Kur ta xhirojmë vazhdimin, duhet të shkojmë së bashku për shoping”.
Edhe Paris dhe Nicky Hilton e kanë pranuar me kënaqësi këtë njoftim të Marlon.
“Ishte mrekullueshme që të pashë mbrëmë. Ai film ka qenë shumë qesharak”, ka shkruar Paris.
Edhe pse është spekuluar se do të xhirohet një vazhdim i komedisë së vitit 2004, kjo ende nuk ka ndodhur. /TV Malisheva