Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ristarton metabolizmin tuaj, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, iu mbush me energji deri në vaktin tjetër dhe iu ndihmon të mbani nën kontroll peshën tuaj trupore.
Studimet e fundit tregojnë se të hash mëngjesin do të thotë të kesh energjinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin e mëngjesit, pa ju marrë uria para drekës dhe pa rënë në kurthin e mesvakteve. Mëngjesi mund të quhet cilësor kur është i pasur me karbohidrate, proteina dhe fibra.
Duhet të keni parasysh se koha kur konsumoni mëngjesin është po aq e rëndësishme sa edhe vetë konsumimi i mëngjesit. Koha e duhur për të ngrënë mëngjesin është sapo të zgjoheni. Nëse e keni zakon të flini shumë, mëngjesi nuk duhet konsumuar më vonë se ora 9:00 ose 10:00.
Nëse e keni zakon ta nisni ditën me ushtrime fizike, sigurohuni më parë që të keni konsumuar një mëngjes të lehtë, si për shembull një tost ose një vezë të zierë, por pas ushtrimeve mund ta konsumoni të plotë mëngjesin tuaj.
Nëse nuk bëni ushtrime fizike, por e keni gjithmonë me nxitim në mëngjes, hani ndonjë frut ose jogurt. Është mirë që t’i kushtoni kohën e nevojshme mëngjesit, të paktën 15 minuta në ditë.
Zgjohuni 15 minuta më herët nëse është e nevojshme dhe lejojeni organizmin tuaj ta nisë ditën me një mëngjes cilësor me jogurt, qumësht apo cornflakes, ose më mirë akoma, fruta dhe një sallatë e freskët që do t’ju mbushin me energji dhe buzëqeshje për ditën e re që keni përpara. /TV Malisheva