Bazuar në raportin e publikuar nga BQK-ja, Kosova gjatë vitit 2020 ka pësuar rënie deri në 3.9 për qind në ekonomi.

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar një raport për punën e saj gjatë vitit 2020. Derisa theksohen zhvillimet, që, sipas këtij institucioni, kanë ndodhur, aty përmendet se ekonomia e Kosovës ka pasur rënie.

“Ekonomia e Kosovës vlerësohet të ketë shënuar rënie prej 3.9 përqind në vitin 2020. Gjatë vitit 2020, ekonomia e Kosovës vazhdoi të ketë stabilitet fiskal dhe të çmimeve. Borxhi publik në vitin 2020 ka arritur në 1.5 miliardë euro apo në 21.8 përqind të BPV-së”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Mirëpo, edhe pse Kosova shënoi rënie në ekonomi stabiliteti fiskal dhe çmimet nuk kanë pësuar luajtje, sipas BQK-së.

“Niveli i përgjithshëm i çmimeve në Kosovë, shprehur nëpërmjet indeksit të çmimeve të konsumit ka shënuar normën prej 0.2 përqind në vitin 2020. Lëvizja e çmimeve në Kosovë vazhdon të përcaktohet kryesisht nga lëvizja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e varësisë së lart të ekonomisë së Kosovës nga importet. Sistemi financiar, përkundër vështirësive të shkaktuara nga situata pandemike, vazhdon të jetë stabil dhe të ketë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu është publikuar raport edhe për borxhin publik ku thuhet se në vitin 2020 ka arritur ne 1.5 miliard euro apo 21.8 përqind e brutoproduktit vendor.

BQK thotë se përkundrejt vështirësive të shkaktuara nga pandemia, sistemi financiar ka arritur të jetë stabil dhe të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.  /TV Malisheva

Share.