Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Isni Kilaj, ka thënë se është zgjedhur për kandidat të kësaj Komune nga dega e kësaj partie, mirëpo ende nuk është konfirmuar kandidatura e tij nga kryesia qendrore e PDK-së, shkruan TV Malisheva.
Lajmin për TV Malisheva e ka konfirmuar vetë Kilaj, i cili ka treguar se kandidatura e tij pritet të konfirmohet edhe nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi.
“Unë kam marr pëlqimin e degës së Malishevës, tani po pres ta marr pëlqimin edhe zyrtarizimin nga kryetari Memli Krasniqi dhe nga kryesia e partisë”, u shpreh Kilaj.
Partia Demokratike e Kosoves ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet lokale në shumë komuna, mirëpo ende për Komunen e Malishevës.