Ka tash e sa kohë që është paralajmëruar një bashkëpunim i ri mes reperëve Gjiko dhe Melinda Ademi, si dhe këngëtares Nora Istrefi.
“Ay Caramba” titullohet kënga e tyre e re, e cila do të jetë ritmike verore, e miksuar mes zhanreve pop dhe hop-hop.
Kënga është punuar nga producenti Big Bang Beats në studion RedBox Entertainment, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Melinda dhe Gjiko.
Treshja interpretuese e këngës kanë ndarë gjatë këtyre ditëve me ndjekësit imazhe të ndryshme nga xhirimet e klipit, gjersa të hënën ata sollën edhe ‘trailerin’ e tij.
Ka qenë reperi Gjiko ai i cili ka publikuar ‘trailerin’ e klipit “Ay Caramba” në rrjetin social Instagram, duke bërë të ditur klipi i plotë do të publikohet më datë 7 korrik në mesnatë.
Në klip do të mund të shohim Melindën dhe Norën në një paraqitje mjaft provokuese në shkretëtirë, dhe reperin pejan në rolin e një shigjetari.
Koncepti i klipit duket të jetë pak a shumë inspirim nga filmi “Mad Max Fury Road”, i cili befasoi në vitin 2016 me numrin e çmimeve “Oscar” të fituara në eventin e ndarjes së çmimeve të Akademisë së Filmit.
Gjiko në anën tjetër po shijon suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me Ermal Fejzullahun, “Sa t’kom dasht”. /TV Malisheva