Ajo befason thuajse në çdo paraqitje që bën në rrjete sociale e po ashtu e tillë shfaqet edhe në klipet që realizon.
Fjala është për artisten Melinda Ademi, e cila tashmë ka finalizuar klipin e projektit të ri të quajtur “Ay Caramba”.
E njëjta ka ndarë disa pamje të reja nga videoklipi, në të cilin ka befasuar me linjat trupore njëherësh edhe me veshjen unike.
25 vjeçarja shfaqet provokuese në një kostum rozë të përzier me portokalli, teksa për dukjen e saj u përkujdes Sellma dhe Kaci.
“Seksi kjo çika”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Komplimentet nuk munguan as nga pjesën e komenteve, fansat e së cilës mezi po presin për këngën.
Melinda ka bashkuar forcat për herë të parë me Nora Istrefin, gjersa ky do jetë bashkëpunimi i dytë me reperin Gjiko.
Kënga e yjeve pritet të lansohet nesër në mesnatë. /TV Malisheva