Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

#Bashkëiadalim

06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 152.

.➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/TV Malisheva

Share.