Drejtori për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, ka thënë se sfidë e arsimit në Malishevë ka qenë realizimi i plotë i planprogramit, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur si pasojë e realizimit të orëve të mësimit në kohë prej 30 minutave, por që sipas tij, në përgjithësi ka qenë proces i kënaqshëm.
“Sfidë ka qenë ndoshta një pjesë e përmbylljes së qind për qindtë e realizimit të planprogramit ngase në një periudhë ne kemi realizuar mësimin me 30 minuta dhe mund të themi se ato kanë qenë mungesë e realizimit të planprogramit, megjithatë në këto kushte, është realizuar një proces i kënaqshëm”, ka thënë Thaçi. /TV Malisheva