BMW do të prezantojë gjeneratën e ardhshme të Series 2 Coupe të enjten, 8 korrik.
Duke pasur parasysh faktin që së shpejti do të shohim Serinë 2 Coupe, BMW ka ngritur ‘temperaturat’ duke postuar foto në rrjetet sociale.
Foto tregon gjysmën e përparme të veturës të fshehur në hije me ndriçim të purpurt. Pamja e veturës është ende një mister, por fotografia e ndriçuar zbulon shenjën M në parakolp që do të thotë se është një version M Performance.
Seria 2 Coupe do të ketë fuqi në rrotat e pasme, por modelin M Performance do të ketë fuqi në të gjitha rrotat.
Ky ka motor 2.0 që zhvillon 369 kuaj/fuqi.
Megjithëse BMW po fsheh modelin e ri, falë fotove “të spiunuara” dihet që do të mbajë një grilë më të vogël dhe se dizajni nuk do të ndryshojë shumë nga modeli aktual.
Prezantimi i BMW 2 Series Coupe është planifikuar për të enjten, 8 korrik. Shitjet fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pritet të arrijë një model me performancë të lartë M2. /TV Malisheva