Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2007 testime, nga të cilat 13 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe fatmirësisht asnjë person nuk ka ndërruar jetë dhe dy qytetarë janë shëruar.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Tri raste të reja janë regjistruar në Lushnje, nga dy raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë dhe nga një rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.557 raste pozitive, prej tyre 130.035 janë shëruar, 66 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.456 pacientë./TV Malisheva

Share.