Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se 100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë.

Sipas saj, 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.

“Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar ajo./TV Malisheva

Share.