Shkalla e vaksinimit ndaj koronavirusit në Gjermani është ulur ndjeshëm, ndërkohë që varianti Delta bëhet bëhet më infektues dhe mbizotërues, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI).
“Gjatë javës, një mesatare prej 710 000 vaksinash janë administruar çdo ditë në të gjithë vendin, nga 800 500 të një jave më parë”, deklaroi Instituti Robert Koch (RKI).
Varianti Delta besohet të jetë përgjegjës për 59% të infeksioneve gjatë javës deri më 27 qershor, me shifrat e dyfishuara nga ato të javës së mëparshme, raporton ATSh.
Në të kundërt, varianti Alpha ra nga 91% në fund të majit në 33% në fund të qershorit.
Variantet e tjera nuk janë ende të rëndësishme në Gjermani.
Përballë thirrjeve për lehtësimin e kufizimeve, Christine Falk, presidente e shoqatës gjermane të imunologëve, bëri thirrje për përdorimin e maskave dhe respektimin e rregullave./TV Malisheva