Është publikuar data zyrtare e premierës së filmit aksion të Netflix, “Red Notice”. Filmi me regji të Rawson Marshall Thurber do të vijë më 12 nëntor.
Lajmin e ka bërë të ditur Dwayne Johnson, i cili luan një prej roleve kryesore në film, së bashku me Gal Gadot dhe Ryan Reynolds.
Në film, jepet ‘urdhri i kuq’ (“Red Notice”) që është paralajmërim global për kapjen e të arratisurve më të kërkuar në botë.
Johnson luan rolin e agjentit të FBI-së, derisa Gal Gadot dhe Ryan Reynolds, janë ndër të arratisurit për vjedhje.
“Tashmë jeni njoftuar zyrtarisht. Ky është filmi më i madh ndonjëherë i Netflix!”, ka shkruar ‘The Rock’ në njoftimin e tij. /TV Malisheva