Dhjetëra ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të kësaj ushtrie që gjenden në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo protestë është organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së.

Protestuesit deklaruan se kërkojnë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët që janë në Hagë.

Share.