Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të shënojnë rënie.
Në nivel vendi tashmë janë aktive vetëm 149 raste.
Ndërsa edhe rastet e reja muajt e fundit kanë shënuar rënie, duke mos kaluar numrat njëshifror.
“Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422. Në total numri i rasteve aktive është 149”, thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.
Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva