Ata janë një nga çiftet më të admiruara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Fjala është për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, blogeren Sara Hoxha, që momentalisht janë po ashtu shumë të komentuar në faqet rozë.

Të njëjtit ditën e sotme (e shtunë) kanë prezantuar tatuazhet e realizuara së bashku në shenjë respekti e dashurie.

 

Pikërisht për ditëlindjen e artistit shqiptar, Hoxha ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me anë të të cilës tregon se kanë bërë tatuazh në krah vitet e lindjes së njëri-tjetrit.

1986 është viti kur ka lindur Ledri Vula, gjersa 1992 është viti i lindjes së bashkëshortes së tij.

 

“Të dua djali i ditëlindjes”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Të njëjtit përndryshe janë bashkë që shumë vite dhe tanimë ndajnë së bashku një vajzë të quajtur, Poem Blu. /TV Malisheva

Share.