Manjati i muzikës, Scooter Braun, është ndarë nga gruaja e tij prej shtatë vjetësh, sipas Page Six.
Burimet thonë se Braun – i cili e bëri të famshëm Justin Bieber dhe u fut në një ‘luftë’ me Taylor Swift – thuhet se ka bërë një pauzë prej bashkëshortes.
Burimet theksojnë se megjithë thashethemet e vazhdueshme aktualisht nuk kanë plane që të divorcohen.
“Ata janë miq”, tha burimi.
Ata janë ende duke jetuar bashkë.
Burimet shtuan se ndarja e tyre ka qenë e njohur për miqtë për më shumë se një muaj.
Ata raportohet se filluan të dilnin në vitin 2013 dhe kanë tre fëmijë: Jagger, gjashtë vjeç, Levi, katër dhe Hart, dy vjeç.
Yael është themeluese e fondacionit F-k Cancer.
Scooter gjithashtu është menaxher edhe i yllit të muzikës pop, Ariana Grande. /TV Malisheva