Reperja e popullarizuar shqiptare, Loredana Zefi, tashmë shquhet për jetën luksoze që bën.
Ajo posedon një sërë veturash të shtrenjta dhe duket se një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.
Përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale, 25 vjeçarja njofton se ka blerë një tjetër makinë të markës ‘Mercedes’.
Në bazë të pamjeve, ‘G 63’ është vetura e re e Lorit njëherësh seria me e fuqishme e ‘G Class’.
Në një tjetër imazh të ndarë brenda veturës shfaqet emri i vajzës së artistes ‘Hana’ dhe data e muaji i lindjes.
Kjo blerje e Zefit vjen në bazë të përfitimeve të mëdha që ka arritur falë muzikës e projekteve të suksesshme.
E njëjta këtë kohë ka qenë duke e shijuar në masë të madhe me partnerin e saj, reperin Mozzik. /TV Malisheva