Fansat e Kylie Jenner e panë yllin të veshur me një këmishë të gjerë në një udhëtim në Idaho, gjersa filluan zërat se ajo mund të jetë shtatzënë me fëmijën e dytë.
Ylli televiziv u fotografua me një triko të gjerë në pjesën e sipërme me një palë xhinse e po ashtu edhe çizme të bardha kauboj.
Imazhi ndërkaq u postua në faqen për thashetheme, llogarinë e ‘Deux Moi’ në Instagram.
Veshja bëri që të rriten spekulimet e fansave se Kylie, 23 vjeçe, po pret një tjetër fëmijë.
Ndjekësit e yllit të “KUWTK” dyshojnë se kanë pikasur në shumë gjëra që kanë qarkulluar në rrjete sociale, për të provouar se mogulja e bukurisë është sërish shtatzënë.
Derisa po përpiqet të mbyllë të gjitha aludimet e shtatzënisë, duket se ajo dhe Travis Scott, me të cilin ndan vajzën tre vjeçare Stormi, po përpiqen për një fëmijë tjetër.
“Kylie dhe Travis janë duke vazhduar me njëri-tjetrin. Ata janë në vendin më të mirë që kanë qenë ndër vite”, ka thënë një burim për The Sun.
“Ajo nuk është shtatzënë, megjithëse ata janë përpjekur për një foshnjë të dytë gjatë muajve të fundit”.
Burimi shtoi më tej se Travis është ‘një baba i përkushtuar’ për Stormin dhe do të jetë në të njëjtën mënyrë me një fëmijë tjetër. /TV Malisheva