Aktori hollivudian, Matt Damon, ka treguar se e ka refuzuar rolin kryesor në filmin e suksesshëm, “Avatar”.
Madje, ai i kishe thënë jo filmbërësit James Cameron edhe pse regjisori i famshëm ia kishte ofruar 10 për qind të përfitimeve.
Gjatë një paneli në Festivalin e Filmit në Kanë, ylli i filmave “The Bourne Identity” e “Good Will Hunting” ka thënë se e kishte refuzuar ofertë për shkak se nuk i përshtatej orari i xhirimeve.
“Më është ofruar të punoj në një film të vogël të quajtur ‘Avatar’. James Cameron më ofroi 10 për qind të përfitimeve nga ai”, ka deklaruar Damon duke bërë shaka se për shkak të këtij vendimi do të hyjë në histori.
“Kurrë nuk do të takoni një aktor tjetër që ka refuzuar më shumë para (se unë)”, ka thënë me shaka 50-vjeçari.
“Avatar” ka përfituar mbi 2.8 miliardë dollarë, ndërsa pas refuzimit të Damon, Cameron ia ofroi rolin Sam Worthingtonit, por atij nuk i ofroi 10 për qind të përfitimeve. /TV Malisheva