Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa komentohet për thuajse çdo paraqitje.
E njëjta së fundmi ka ndarë disa fotografi të së kaluarës, të cilat i ka realizuar në 2010 e 2012 – kur edhe filloi karrierën në muzikë.
Në bazë të pamjeve, 25 vjeçarja duket se nuk ka ndryshuar edhe aq dhe se tregon se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike.
“Fotografi nga kamera e laptopit”, ka shkruar ajo në njërën prej imazheve të shpërndarë në InstaStory.
“Kam marrë mësime për piano për tre vite, gjithashtu edhe teori të muzikës dhe mësime për vokal për shtatë vite”, shtoi Enca në tjetrën.
Enca përndryshe ka filluar karrierën që në moshën 14 vjeçare dhe tani është ndër të preferuarat e publikut. /TV Malisheva