Adele mund të jetë me vlerë rreth 190 milionë dollarë, duke e bërë atë një nga këngëtaret më të pasura femra ndonjëherë.
Por, mesa duket asaj i pëlqejnë gjërat më të thjeshta.
Page Six raportoi se ajo u fotografua në Cabazon Outlets, një qendër jashtë San Bernardino, Kaliforni, dhe ngelën të shtangur kur panë këngëtaren e “Rolling In the Deep” duke blerë në një dyqan zbritjesh.
Dhe nga kjo, ajo duket se u shfaq me reperin me të cilin deklaroi se janë ndarë.
Pas një raportimi të bërë nga revista People në tetor të vitit të kaluar, ku thuhej se po dilte me reperin Skepta, artistja kishte hedhur poshtë të gjitha thashethemet.
“Ajo ishte ulur duke e parë atë ndërsa po provonte xhaketa, pallto e pantallona të ndryshëm. Ajo po i jepte reagime dhe i thoshte atë që mendonte se dukej shumë mirë”, tha një burim. “Ishte bukur që thjesht të priste dhe të ishe një e dashur normale ndërsa shikonte. Ai duhet të ketë bërë pazar për 45 minuta”.
Është e paqartë akoma se çfarë po bënin çifti, megjithëse burimi spekuloi se ata mund të kenë kaluar ca kohë në Palm Springs, ndoshta gjatë fundjavës së katërt të korrikut.
Për të njëjtit thuhet se janë miq për vite me radhë, kanë një lidhje të thellë mbi muzikën, jetojnë në një lagje të njëjtë në Tottenham etj.
Adele në anën tjetër u nda nga bashkëshorti Simon Konecki në 2019 pas shtatë vitesh së bashku. /TV Malisheva