Prej kohësh Jonida Maliqi po shijon jetën si beqare dhe deri më tani ndihet shumë mirë vetëm. Prej ditësh ajo është arratisur për pushime me familjen e saj, prindërit dhe djalin e saj, Dani.

Në një intervistë  ajo u shpreh se pushimet me familjen janë më të mirat.

“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshe, (qesh) mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri. Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh Jonida.

Muaj më parë, këngëtarja i dha fund lidhjes me aktorin e moderatorin Romeo Veshaj. Në një intervistë  ajo u shpreh se historia e tyre ishte shumë e bukur dhe ata u ndanë në mënyrë shumë miqësore.

“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deri diku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie”, tha Jonida. /TV Malisheva

Share.